Pas humbjes/ ‘Messi qante si një fëmijë, që kishte humbur nënën!’

Një person që e njeh Messin është edhe Elvio Paolorosso. Ai punonte me Gerardo Martinon si trajner i fitnesit.

Paolorosso ka punuar me yllin argjentinas si te Barcelona edhe tek kombëtarja.

Ndërsa ka zbuluar së fundmi disa prapaskena në lidhje me sulmuesin e Barcelonës.

Të rejat janë zbuluar pas humbjes ndaj Kilit në finalen e kampionatit të Amerikës Latine.

Ai është shprehur se Messi e ka vuajtur jashtëzakonisht atë humbje. Sipas tij, ai ka qarë gjatë, deri në orët e vona të natës.

“Në dhomat e zhveshjes ishte e vështirë dhe e dhimbshme, por më e keqja nuk kishte ardhur. Në 2:00 të natës, aty diku, shkova në depo dhe aty e gjeta Leo Messin, plotësisht i vetëm. Qante si një fëmijë që e kishte humbur nënën e tij”.

Paolorosso tregon se ishte i shkatërruar dhe askush nuk mund ta ngushëllonte atë. Ai i dha një përqafim, duke pirë dhe pak verë bashkë.

“Kam punuar me Messin te Barcelona dhe Argjentina dhe kam vetëm fjalë të mira për sjelljen e tij. Ai gjithmonë punon mirë, pa marr parasysh se a është fusha e fortë apo e butë”, – deklaroi Paolorosso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *