Çlirohet nga ankthi, këto janë fjalët Ronaldos pas dopjetës së parë në Itali

Cristiano Ronaldo arriti të shënonte sot golat e parë në Seria A me fanellën e Juventusit dhe pas ndeshjes portugezi është shprehur se ka pasur disi ankth për golat.

“Ka pasur pak ankth pas lëvizjes sime nga Reali i Madridit për te Juventus, ashtu si edhe shumë parashikime”, tregon portugezi.

Ai ka treguar edhe anën e tij njerëzore teksa ka thënë: “Jeta është e tillë. Unë jam duke punuar fort me shokët e mi të ekipit, të cilët më ndihmojnë shumë të përshtatem me kampionatin e ri. Kam dashur të shënoj dhe ia dola, tani jam shumë i lumtur”, theksoi Ronaldo.

Në lidhje me Champions League, ylli portugez deklaron: “Është kompeticioni që dua më shumë, shpresoj të kemi fat. Do të jetë një grup i vështirë, por do ja dalim. Është ora e Championsit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here