Vjen Idrizi ikën Dule? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Pas zyrtarizmit të koalicionit mes PD dhe PDIU, ajo çka ngelet për t’u parë është fakti nëse PBDNJ do ta braktisë apo jo këtë aleancë. Kjo edhe për faktin se marrëdhëniet mes PDIU dhe PBDNJ kanë qenë gjithmonë të ndera, për shkak të asaj çka përfaqësojnë, njëra mbron interesat e çështjes çame dhe tjetra minoritetin grek.

Ndaj kryetari i PD-së Lulzim Basha në deklaratën e përbashkët për shtyp në prani të aleatit të ri Shpëtim Idrizi, tha se kjo marrëveshje nuk cënon PBDNJ. Ai tha se nuk do të punohet kundër interesave të minoritetit grek.

“Froni i bashkuar nuk drejtohet nga asnjë forcë, por është platforma e duhur për të përfaqësuar interesat e të gjitha partive të opozitës. PD është platforma më parimore e avancimit të çështjeve parimore. Bashkëpunimi me PDIU nuk drejtohet kundër interesave të minoriteti grek, por është vlerë e shtuar për të kontribuar realisht dhe rracionalisht në avancimin e standardeve të PD, duke përfshirë dhe PDIU. Ky është qëndrimi që kam ndarë dhe me PBDNJ”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *