Jo, këto fotografi të pabesueshme nuk janë bërë në mesin e dhjetor diku në veri të planetit. Por, kjo borë ka rënë në Afrikë të Jugut – duke i lënë kafshët të hutuara, pasi ato janë mësuar vetëm me mot të nxehtë atje.
Gjirafat, elefantët dhe antilopët mund të shihen të hutuara, pas borës që ra në Afrikë të Jugut.
Fotografi Kitty Viljoen kapi momentet e rralla të kafshëve në pyje, pas borës që ra në malet Sneeuberg.