Kush janë dy vëllezërit trafikantë droge “pronarë” të pikave të basteve të Agron Xhafajt (Detaje)

Partia Demokratike ka nisur sot, publikimin e fakteve që dëshmojnë lidhjen e qeverisë me mafian e lojërave të fatit. Dy deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj kanë publikuar faktet pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë pasur interes direkt në bllokimin prej 8 muajsh të ligjit të lojërave të fatit.

PD denoncon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka emëruar si “pronarë” të pikave të basteve të tij dy vëllezër trafikantë droge, Besnik dhe Gramoz Murataj në pikat Eccobet, Bastelive dhe Eurolive.

E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Eccobet, etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit”, tha deputeti Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *