Një çift nga Evropa Perëndimore u shpërngulën në Bali dhe zbuluan se janë ushqyer vetëm me fruta për më shumë se tre vjet. Ata thonë se ndihen më të lumtur me dietën e tyre natyrore.

Tina Stoklosa, 39 vjeç, nga Varshava e Polonisë shpjegon se si e zbuloi dietën frymëzuese kur ajo po kërkonte materiale dietike pesë vjet më parë.

Dy vjet më vonë, arkitektja e dizajnit vendosi të shkonte në Bali të Indonezisë duke ndryshuar plotësisht jetën e saj me fruta, pa devijime nga bota perëndimore.

Ajo thotë se shumë shpejt kishte më shumë energji, ndërsa ndihej më e lumtur dhe dukej më e re.

Stoklosa thotë gjithashtu se ka humbur në peshë, ndërsa më herët kishte kryer dieta konvencionale në shtëpi por pa rezultat.

Ndërsa ishte në Bali, ajo u takua me të fejuarën e saj më të vogël, Simon Beun, 26 vjeç, nga Izegem i Belgjikës.

Çifti tani ushqehet vetëm me fruta të ëmbla, duke konsumuar mes 000 dhe 4.000 kalori në ditë – ndërkohë që shuajnë etjen me ujin e arrës së kokosit të freskët.

Ata thonë se nuk kanë larë dhëmbët e tyre për dy vite, pasi fribrat e frutave i pastrojnë ato, ndërsa përmendin edhe përfitime të tjera përfshirë shërimin e depresionit dhe sëmundjeve kronike.