A do bëhet Stresi deputet? Reperi tregon mbi planet

Kohët e fundit reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka qenë mjaft aktiv në politikë. Ai është parë dhe fotografuar nëpër protestat e ndryshme që Partia Demokratike ka zhvilluar ndaj qeverisë.

I pyetur nga Çani nëse aktivizimi i tij në politikë do të thotë se ai shumë shpejt do të kandidojë për deputet, Stresi i ka mohuar këto zëra.

“Jo asnjëherë, kurrë. Unë jam ndër demokratët më me shpirt dhe më me pak interes për partinë. Jam demokrat i persekutim, nuk e bëj për interes”, u shpreh reperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *