Presidenti i Napolit nuk ndalet, do të blejë klubin e famshëm kroat

Pasi bleu Barin, i cili sezonin e kaluar falimentoi dhe përfundoi në Serinë D, presidenti i Napolit, De Laurentis, nuk ndalet.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të blerë edhe Hajdukun e Splitit, i cili po kalon një moment të vështirë.

“Më jepni shans dhe e blej unë Hajdukun, e kam seriozisht. Nuk e kuptoj pse ky klub ka rënë kaq poshtë. Jam befasuar që Edi Reja është gati të marrë drejtimin e skuadrës, sepse ai ka refuzuar edhe Napolin në të shkuarën. Reja më ka thënë që klubi është në duart e tifozëve dhe ata nuk duan në asnjë mënyrë që klubi të privatizohet.

Jam gati të bisedoj, por jo me tifozët, sepse duhet të flas me ndokënd nga drejtuesit. Kam blerë Barin kohët e fundit. Krybashkiaku Antonio Dekaro pranoi ofertën time, por kjo nuk do të thotë që nuk më intereson të blej edhe Hajdukun.

Megjithatë, Hajduku është në vështirësi dhe unë do investoja, para, njerëz dhe shumë pasion. Nuk do lejoja kurrë që një klub me histori e traditë të përfundojë si Bari, në divizionin e katërt. Investoj njohuri, para dhe shumë pasion për futbollin”, thotë presidenti i Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *