Me libra në qeli, çfarë po ndodh me autorin e masakrës së Selenicës

Një muaj më parë, vendi u trondit nga një ngjarje shokuese e ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov tetë pjesëtarë të fisit të tij, viktima të të njëjtit trung familjar.

Zykaj qëndron në qeli i vetmuar dhe askush nuk ka shkuar të shikojë nga të afërmit.

Ai nuk ka pranuar as të dalë në ajrim me të burgosurit e tjerë.

Burimet bëjnë me dije se gjatë gjithë ditës, Zykaj mban libra nëpër duar.

Nuk dihet nëse ai i lexon por sipas informacioneve, ata libra janë sugjeruar nga psikologët.

Njëri prej gardianëve tha se e ka parë Zykaj duke mbajtur librin mbrapsht.

Në ambientet e paraburgimit ka ardhur njëherë vetëm një i afërm që i solli disa rroba.

Ata nuk i kanë sjellë asnjëherë ushqim. Gardianët kanë thënë se Zykaj nuk ka refuzuar asnjëherë ushqimin e burgut.

Ai kurrë s’ka pasur ndonjë kërkesë specifike dhe e konsumon të gjithë ushqimin që i çojnë.

Vetë familjarët nuk kanë shfaqur dëshirën t’i çojnë ushqime apo ta vizitojnë.

Zykaj nuk ka treguar pendesë asnjëherë për vrasjet e kryera. Madje ka deklaruar se një prej grave, do ta vriste në çdo rrethanë të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *