“Alo, policia! Jam në rrezik, po më ndjek dikush”-Gruaja humb vendin e punës

Një punëtore në një park të Teksasit humbi vendin e punës, pasi lajmëroi policinë sikur po e ndiqte me shpejtësi një vizitor.

Ajo thirri 911-n duke bërtitur vazhdimisht në telefon sikur po vraponte, ndërkohë që mjeti ku kishte hipur nuk lëvizte.

Shoferi Chris Hampshire publikoi një video të incidentit, i cili ndodhi rreth orës 8.47 të mëngjesit më 25 gusht. Videoja tregon punëtoren Judine Reed duke i kërkuar policisë të vinte dhe ta ndihmonte.

“Është një i çmendur”-thotë gruaja në telefon, duke bërtitur: “Ju lutem më ndihmoni. Ai ende po lëviz. Ju lutem ejani shpejt”. 

Pasi policia shkoi në vendin e ngjarjes, nuk vuri re asgjë shqetësuese, as dëmtim të saj dhe as dëmtim të automjetit.

Pasi rishikuan videon, policia përcaktoi se nuk kishte asnjë shkak të mundshëm për ndonjë sulm.

Gruaja nuk pranoi asnjë kujdes mjekësor dhe gjithashtu nuk pranoi të jepte një deklaratë me shkrim rreth incidentit.

Videoja më pak se dy minutëshe është parë mbi 150 mijë herë në YouTube dhe është shpërndarë mbi 16.000 herë në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *