VIDEO – Aksioni i RENEA në Nikël/ Zbardhen emrat e të ndaluarve. Mes tyre Durim Bami dhe “Tuku”. Dalin pamjet

Mes të shoqëruarave në Krujë është edhe Durim Bami, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare po ashtu edhe politikën. Boldnews raporton se mes të shoqëruave janë Flamur dhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami (këta të dy vëllezër) dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në grupe kriminale, marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie, RENEA E FSHSH dhe me mjete të blinduara, madje edhe spajpera. Në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Kujtojmë se Durimi ishte i arrestuar lidhur me denoncimin publik të deputeti Tom Doshi, ku ky i fundit pohoi se Bami ishte paguar që të kryente atentat ndaj tij dhe ish-deputetit Mëhill Fufi.

Kujtojnë se një operacion i ngjashëm u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër. Policia kreu kontrolle, sekuestrime dhe arrestoi katër persona, 3 prej të cilëve më pas u lanë në burg nga gjykata ndërsa i katërti në arrest shtëpiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *