Ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori i njohur amerikan Burt Reynolds, është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 82-vjeçare, njoftoi agjenti i tij.

Reynolds ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër të enjten. Reynolds ishte shtruar në një spital në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai mori famë në vitet ’70 me filma si “Deliverance”, “The Longest Yard” dhe “Smokey and the Bandit”.

Aktualisht, aktori veteran po xhironte skenat e filmit “Once Upon a Time in Hollyëood” së bashku me Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *