Gjykata e Lartë publikon emrat, ja kush janë kandidatët për KLGJ

Gjykata e Lartë ka bërë publikë emrat e kandidatëve për KLGJ, ku sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se rezulton se kanë paraqitur interes për të kandiduar, gjyqtarët e mëposhtëm, Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë, si dhe Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër.

Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Z. Luan Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Gjykata e Lartë do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj.

Kujtojmë se Brikena Ukperaj e ka kaluar me sukses sitën e vetingut, ndërsa Luan Dervishi pritet të dalë para vetingut gjatë këtyre ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *