Një shqiptar raportohet se është arrestuar pasi ka dhunuar dhe ka tentuar të abuzoje seksualisht me një të re.
Siç raportojnë këtë të martë mediat lokale: ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 2 shtatorit. Pre e sulmit ka rënë një e re franceze. Ajo po kthehej në banesën ku jetonte në Rocabey pas një dasme, kur aty u ndesh me një burrë, sipas dëshmitarëve me shtetësi shqiptare, i cili u hodh mbi të.
Ai e dhunoi dhe tentoi ta përdhunojë të renë. Në një moment ajo arrin të largohet me agresorin që e ndiqte me vrap, derisa ndërhynë disa kalimtarë që e detyruan të largohet.
Një nga dëshmitarët arriti ta identifikojë keqbërësin, i cili u vetdorëzua në polici.