Korrigjimi i kufijve, Daçiç: Zgjidhja nga një konferencë ndërkombëtare

Ndërsa në Kosovë mbahet seanca e jashtëzakonshme për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ministri serb Ivica Daçiç ka dhënë një intervistë për median serbe “Telegraf”, ku ka folur për ndryshimin e kufirit me Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç tha se një zgjidhje për “nyjën e Kosovës” mund të vijë në një konferencë ndërkombëtare.

Sipas tij, parakushti për këtë është se qëndrimet e të dy palëve të afrohen. Ai tha për Telegrafin serb se pozicionet aktuale të të dy palëve janë larg.

Sipas gazetës, duke iu referuar ministrit, kjo mund të quhet “Dayton 2”, një zgjidhje sipas modelit të korrigjimit të kufijve në një konferencë të madhe ndërkombëtare që do të mbahet para majit 2019.

Kreu i diplomacisë serbe thekson se korrigjimi i kufijve me shqiptarët do të ishte çështja e vetme e kufijve në agjendë në rastin e Dejtonit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *