Postimet në rrjetet sociale janë bërë ndoshta burimi më i sigurtë rreth artistëve, e kështu këngëtari Elgit Doda ka bërë një postim jo shumë të zakonshëm nëse i referohemi jetës së tij private.
Prej muajsh Elgiti është në një marrëdhënie me Klea Hutën dhe të dy duken shumë të lumtur në fakt, por postimi i fundit ka ngritur dyshime.
Në një sfond të zi, këngëtari shkruan:
Nënës i duhen 30 vjet për ta bërë djalin burrë, vjen tjetra e bën budall për 20 minuta.”
Të ketë lidhje me Klean ky status? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por në udhëtimin e fundit të Kleas në Paris, Elgiti nuk ishte i pranishëm, ndryshe nga ç’ndodhi në SHBA.