Nga Boldnews.al
Kryeministri Edi Rama thirri për një mbledhje të rëndësishme të gjithë ministrat dhe ministret e tij në në vilën qeveritare të Vlorës, për tu komunikuar strategjinë e re për zgjedhjet lokale dhe intesifikimin e propagandës. Duhet të ishte një takim me analizë të thelluar dhe kërkesë llogarie, por po përfundon me një sallatë me fruta deti dhe pak plazh në brigjet e Vlorës.
Të gjithë prisnin ndryshime në qeveri dhe Rama t’i bënte për “ujë të ftohtë” disa syresh ministra, që e kanë kthyer institucionin që drejtojnë në oazin e abuzimeve dhe kurrupsionit, por kjo është vetëm një lojë që Rama di ta drejtojë mirë si kapiten ekipi.
Ministrat vijojnë të jenë të qetë dhe premtimi i Ramës për një analizë të detajuar që mund të shkonte deri në shkarkime është mirazhi i radhës për të shkëputur vëmendjen nga problemet e mëdha të vendit.
Për Ramën nuk ka rëndësi çfarë bëhet, por çfarë shitet si e bërë. Për këtë arsye të vetmen kritikë që ka pasur me ministrat lidhet me propagandën që ata duhet të nisin për të treguar një shqipëri imagjinare që zhvillohet, ndërtohet dhe jetohet këndshëm.
Pikërisht në këtë pikë ka qenë mjaft “agresiv”, duke i kritikuar ministrat se përse ka pakënaqësi qytetare për qeverinë. Gjithashtu ka gjetur edhe zgjidhjen, jo me strategji të reja qeverisje, por një plan të detajuar kombëtar e ndërkombëtar për të propaganduar edhe më shumë.
Nga 14 ministra në kabinet Rama ka gjashtë prej tyre janë të palëvizshëm dhe po futen në vitin e gjashtë si ministra. Janë në poste kyçe që kanë në duar ekonominë, infrastrukturën, financat, politikën e jashtme, mjedisin, arsimin apo kulturën.
Ministra të dorës së dytë mund të ndjejnë veten të rrezikuar sa për ti dhënë mesazhin e ndryshimit, ndërsa pjesa tjetër do të qëndrojnë në detyrë si të besuarit e kreut të qeverisë.