Nga Klodian Tomorri
Stela Dervishi eshte nje vajze vetem 7 vjec nga Lekaj e Lushnjes. Per shkak te nje semundje ne rruget e frymarrjes ajo nuk mund te marre fryme si gjithe femijet e tjere dhe ka nevoje qe disa here ne dite te perdor nje aparat te posacem, i cili funksion me energji elektrike. Por prej nje jave shteti ja ka prere dritat familjes se Steles ngaqe prinderit e saj jane te varfer dhe nuk kane para te paguaje faturen e energjise. Praktikisht ky eshte denim me vdekje dhe ekzekutori eshte qeveria.
Sherbimi shteteror social, institucioni qe administron ndihmen shteterore per shtresat ne nevoje eshte shnderruar ne nje makineri e pameshirshme shfarosje, qe operon me metoda naziste. Familja e Steles jeton ne skamje deri ne piken qe nuk mund te paguaje energjine per aparatin qe mban ne jete femijen e saj. Por as kjo nuk ka mjaftuar qe sherbimi social t’ia miratoje ndihmen ekonomike duke u kthyer ne nje gjykate qe vendos se kush jeton dhe kush jo. Biznes nazistesh.
Ne vjeshten e vitit 1939 Hitleri nisi nje program sekret te quajtur Aktion T4, i cili autorizonte mjeket gjermane te vrisnin femijet qe nuk konsideroheshin si te shendetshem fizikisht apo menderisht. Permes programit u vrane mbi 275 mije femije me eutanazi te sforcuar.
Seleksionimi i femijeve behej permes nje programi te avancuar shkencor te ngritur nga Karl Brandti. Njesoj si sistemi i pikezimit qe perdor sherbimi yne social per te percaktuar se kush merr ndihme ekonomike dhe kush duhet te vdese.