• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Mond Bego nuk kishte mbështetje politike? Ja si gënjen Taulant Balla

14:35 : 22/08/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste u përbetua publikisht se miku i tij, i dënuari për narko-trafikant Mond Bega, i shndërruar tashmë biznesmen ndërtimi, nuk ka pasur asnjë mbështetje politike as prej tij dhe as prej maxhorancës qeverisëse.

Mond Bego, i dënuar në Itali me 20 vjet burgim, i njohur si pjesëtar i bandës së të dënuarit me burgim të përjetshëm, Aldo Bare, përfitoi ulje të ndjeshme dënimi nga gjykatat shqiptare, gjatë procesit të njohjes së dënimit të autoriteteve italiane.

Ai u arrestua në vitin 2009 dhe ka përfunduar dënimin në vitin 2013. Bego, ndërkohë që ndaj tij zhvillohej procesi në Torino, në vitin 2007 hapi një biznes për materiale inerte në Shqipëri, “Inerte Expres”. Ai ishte administrator i kësaj kompanie deri në momentin e arrestimit, më pas biznesi i kaloi një personi tjetër. Pas daljes nga burgu, në vitin 2013, Mond Bego rimerr kontrollin e biznesit të tij. Kjo dinamikë gjendet e pasqyruar në dokumentat publikë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Ndërkohë, Partia Socialiste e mikut të tij, Taulant Balla, merr pushtetin politik në Shqipëri. Deri në vitin 2013, sipas bilanceve të dorëzuar në QKR, “Inerte Expres” e Mond Begos nuk kishte ndonjë aktivitet për t’u pasur zili. Ngritja e fuqishme e saj nisi pas vitit 2013, kur Taulant Balla dhe partnerët e tij politikë morën në dorë pushtetin ekzekutiv.

Lexo edhe:

Papa i ri kritikoi administratën Trump më pak se një muaj më parë

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

“Boldnews.al” ka verifikuar bilancet e dorëzuara në QKR nga ana e kompanisë “Inerte Expres”, nga ku rezulton se në 5 vitet e fundit, ajo ka shënuar rritje të ndjeshme të volumit të punës dhe të fitimeve monetare. Vitet e pushtetit të të “Rilindjes” kanë qenë të begatë edhe për biznesin e Mond Begos.

Në vitin 2013, kohë kur Mond Bego doli nga burgu dhe Partia Socialiste mori pushtetin në muajin shtator, “Inerte Expres” deklaron një fitim prej 130 milionë lekë (të vjetra). Një vit më parë, në 2012, kur Bego vijonte të ishte në burg, “Inerte Expres” kishte arritur të arkëtonte shumë herë më pak fitime, rreth 20 milionë lekë.

 

Në vitin 2014, “Inerte Expres” e Mond Begos shton fitimin e saj, duke arkëtuar 140 milionë lekë, pra 10 milionë lekë më shumë se sa një vit më parë.

 

Në vitin 2015, “Inerte Expres” bën një kapërcim galopant në fitimet e saj. Në bilancin zyrtar, Mond Bego deklaron se ka fituar realizuar një fitim prej rreth 700 milionë lekësh (të vjetra).

Në vitin 2016, gjithnjë sipas dokumentave të dorëzuar në QKR, “Inerte Expres” bën një hap prapa, krahasuar me fitimet e një viti më parë. Gjithësesi, shuma e arkëtuar është sërish e lartë-rreth 310 milionë lekë.

 

Viti 2017 e rikthen sërish “Inerte Expres” të Mond Begos fuqishëm në radhën e bizneseve fitim-prurëse. Ajo arkëtoi gjatë vitit të kaluar mbi 560 milionë lekë.

Përtej faktit që, gjatë qeverisjes së socialistëve të Taulant Ballës, biznesi i mikut të tij dhe Aldo Bares, Mond Bego ka shumëfishuar fitimin, ai rezulton që nuk ka qenë asnjëherë subjekt i ligjit “Antimafia”.

Në bazë të këtij ligji, Policia e Shtetit ka detyrimin që të kryejë verifikimet mbi aktivitetet financiare të personave të përfshirë ose të dënuar për vepra penale të krimit të organizuar. Mond Bego rezulton të jetë subjekt i ligjit “Antimafia”, pasi ai është dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale të përfshirë në narko-trafik.

Por, në asnjë rast, Policia në kohën e “Rilindjes”, fillimisht nën drejtimin e Saimir Tahirit dhe më tej të Fatmir Xhafaj, nuk kanë kryer asnjë verifikim dhe nuk kanë përcjellë në prokurori asnjë material për nisjen e hetimit pasuror për Mond Begon, mikun e ngushtë të Taulant Ballës.

Historia e Mond Begos me zyrtarët e lartë qeveritarë të “Rilindjes” përmblidhet në pak fjalë- ai shton pasurinë e tij gjatë kohës që Taulant Balla dhe kolegët e tij drejtojnë politikisht Shqipërinë. Nga ana tjetër, agjencia ligjzbatuese kryesore nën varësinë e qeverisë, Policia e Shtetit, nuk e përfshin në asnjë moment Mond Begon në verifikimet e saj në kuadër të ligjit “Antimafia”.

E, megjithë këto konstatime, Taulant Balla deklaron publikisht se “miku i tij, Mond Bego nuk ka pasur mbështetje politike as prej tij dhe as prej qeverisë….”.

 

Lajme të lidhura

BOTA

Papa i ri kritikoi administratën Trump më pak se një muaj më parë

08:57 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
AKTUALITET

Baret nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 : 09/05/2025
BOTA

U zgjodh Papa i ri i Vatikanit, 10 gjëra që duhet të dini rreth Robert Prevost

08:42 : 09/05/2025
BOTA

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08:34 : 09/05/2025
AKTUALITET

Lëvizja “Bashkë” mbyll fushatën, Qori: Qytetarët do dinë të bëjnë ndryshimin, janë të zhgënjyer

08:32 : 09/05/2025
Para

Paris SG ka probleme me “fair play financiar”, Real Madrid gati t’i rrëmbejë “yllin” e skuadrës

TË GJITHA

Papa i ri kritikoi administratën Trump më pak se një muaj më parë

08:57 : 09/05/2025

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025

Baret nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 : 09/05/2025

U zgjodh Papa i ri i Vatikanit, 10 gjëra që duhet të dini rreth Robert Prevost

08:42 : 09/05/2025

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08:34 : 09/05/2025

Lëvizja “Bashkë” mbyll fushatën, Qori: Qytetarët do dinë të bëjnë ndryshimin, janë të zhgënjyer

08:32 : 09/05/2025

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

08:31 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com