VIDEO/ Kapet ‘mat’, Nainggolan i tregon gishtin e mesit

Ai erdhi te Interi me bujë, por kështu edhe mund të ik. Po flasim për mesfushorin belg, Radja Nainggolan që pavarësisht se po vuan nga një dëmtim muskular, nuk është ndalur për të kaluar natën në diskot italiane.

Nainggolan kishte vendosur ta kalonte mbrëmjen e shkuar në një disko në Bergamo. E gjitha kjo u zbulua nga paparazi Fabrizio Corona që në disa foto të publikuara në “Facebook-un” e tij personal, shfaqej edhe mesfushori.

Jo vetëm kaq, por Nainggolan u prezantua në stërvitjen e ditës së sotme me të njëjtën veshje që kishte veshur mbrëmjen e djeshme.

Kjo vjen menjëherë pas deklaratës së teknikut të zikaltërve Luciano Spalletti që e ka komentuar jetën personale të Nainggolanit si diçka të vendosur nga vetë 30 vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *