Dua Lipa mungon në “Video Music Awards”, arsyeja lidhet me Rita Orën

Ditën e sotme do të zhvillohet një nga eventet më madhështore të vitit,” Video Music Award”.

Të pranishëm do të jenë këngëtarë të mirënjohur të arenës ndërkombëtare dhe një pjesë e tyre do të nderohen edhe me çmime speciale.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë të nominuara në disa kategori të rëndësishme.

Teksa Rita dhe Bebe janë duke u përgatitur për natën e madhe, Dua Lipa është me pushime në Spanjë duke lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e eventit.

Kjo është hera e dytë që këngëtarja nuk paraqitet në një ceremoni të tillë dhe arsye mund të jetë marrëdhënia me Rita Orën.

Vitin e kaluar kur Rita prezantoi “MTV”, Dua mungoi duke u justifikuar se do të mbajë një koncert të lodhshëm një ditë më pas.

Por mungesa për herë të dytë në një koncert ku Rita Ora është prezantuese ngre disa dyshime me vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *