Një zjarr raportohet të ketë rënë pak minuta më parë tek dy kullat binjake në kryeqytet. Për momentin shkaqet nuk bëhen të ditura.
Raportohet zjarri ka rënë në katin e 13, në zyrën e avokatit të njohur Maks Haxhia. Ky i fundit ka mbrojtur në gjykatë personazhet të njohur, mes tyre edhe ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. Rasti i këtij të fundit është ende në gjykim.
“Rreth orës 12:40, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në gabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.
Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij”, njoftoi Policia.