Askush si Milner në historinë e Premier, Liverpool mban hapin e City-it

Liverpool, pas fitores bindëse 4-0 të marrë në javën e parë kundër West Ham në shtëpi, ka marrë pikët e plota edhe në mbrëmjen e sotme, në takimin e luajtur në fushën e Crystal Palace, i vlefshëm për javën e dytë të Premier League.

Takimi ka qenë i njëanshëm, me lojtarët e Klopp që kanë dominuar gjatë gjithë 90 minutave dhe që kanë fituar 2-0.

Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 45-të të pjesës së parë dhe është shënuar nga James Milner, i cili ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë penalltinë e fituar nga Salah.

Ka qenë një penallti historike për mesfushorin anglez, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon tetë gola të njëpasnjëshëm nga pika e bardhë.

Ndeshja është mbyllur përfundimisht për Palace në minutën e 75-të, kur Ëan-Bissaka është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka lënë me 10 vetë ekipin e tij.

Edhe ky ka qenë një moment historik, duke parë se Bissaka, 20 vjeç e 267 ditë, është bërë lojtari më i ri në historinë e Palace që ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të kampionatit anglez.

Në minutën e 93-të ka ardhur edhe goli i mrekullueshëm i Mane, që ka ndihmuar Liverpool të ngjitet në vendin e dytë mbrapa Manchester City-it, që ka një diferencë më të mirë golash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *