SHBA, del në televizion dhe denoncon zhdukjen e gruas shtatzënë dhe të vajzave të tyre, por vrasësi është ai

Chris Watts, 33-vjeçari nga Colorado ka rrëfyer: Ka qenë pikërisht ai autori i vrasjes së gruas të tij shtatzënë, Shanann Watts, 34 vjeç dhe i dy vajzave të tyre Bella dhe Celeste 3 dhe 4 vjeç.

Përpara se të dorëzohej në polici ai kishte lëshuar një apel për t’i gjetur ato. “Është një makth, nuk arrij të jetoj pa to”, kishte thënë për mediat lokale. Burri pas hetimeve është arrestuar nga policia.

Ka qenë pikërisht një e afërme e Shananna, që ka dhënë lajmin se vrasësi është pikërisht Chris Watts.

’Me dëshperim të madh, konfuzion dhe zemërim duhet të konfirmoj që kushërira jonë e bukur, fëmija që priste të lindte dhe dy vajzat e saj të mrekullueshme, Bella dhe Celeste, janë vrarë nga bashkëshorti i saj Chris Watts që ka pranuar vrasjen”, ka shkruar ajo në një njoftim për mediat.

Sipas asaj që raporton Denver7 policia ka dhënë konfirmimin e deklaratës, duke pranuar që ka dijeni për vendin se ku ndodhen viktimat.
Chris është arrestuar, por akoma nuk dihen arsyet e vrasjes.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale në kohët e fundit Chris dhe Shananna, shtatzënë në javën e 15-të, kishin probleme ekonomike dhe kishin pasur një debat të fortë përpara ngjarjes së tmerrshme.

Ishte pikërisht Chris që kishte bërë denoncimin e zhdukjes së gruas dhe të vajzave të tyre. Kishte thënë se i kishte lënë në shtëpi në mëngjes kur kishte shkuar në punë dhe nuk i ka gjetur më kur është kthyer.

‘Fëmijët e mi janë jeta ime, buzëqeshja e tyre shkëlqen ditët e mia. E gjitha kjo është një makth, nuk arrij të jetoj pa to” kishte thënë në apelin e lëshuar në televizion për t’i kërkuar ato.
Pak orë më vonë vjen deklarata shokuese se është pikërisht ai vrasësi i tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here