Minoreni plagos me thikë 19-vjeçarin në Tiranë dhe i arratiset Policisë

Një minoren i cili një natë më parë plagosi me thikë një 19-vjeçar në Tiranë, ende nuk është mundur të bjerë në duart e Policisë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kastriotët”, kur D. D., 16 vjeç, godit dhe plagosi 19-vjeçarin E. V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë

Më datë 13. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. D., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi rreth orës 23:30, në rrugën “Kastriotët”, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin E. V., vjeç 19, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit D. D. Nenet 88 e 279 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *