Pas Maldinit, Milani përgatit një tjetër rikthim të madh

Ricardo Kaka e ka pranuar se është i hapur për një rikthim në Milan, pasi klubit iu janë bashkuar Leonardo dhe Paolo Maldini.

Pronarët e rinj të klubit italian, “Elliott” e kanë ndërruar strukturën e bordit duke e emëruar Leonardon si drejtor teknik dhe Paolo Maldinin si drejtor të zhvillimit strategjik dhe sportiv, dhe tani Kaka mund të jeta legjenda e radhës e klubit në një detyrë brenda klubit.

“Marrëdhëniet e mia me Milanin kanë qenë gjithmonë të afërta, dhe tani me ardhjen e Leonardos dhe Maldinit, lidhjet e mia me klubin do të jenë edhe më të afërta”, tha Kaka për UOL.

“Prioriteti im tani është që të qëndroj në Brazil me fëmijët e mi, po dyert janë gjithmonë të hapura dhe mund ta shoh se si funksionin profesioni i drejtorit sportiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *