Vrasësi gjakftohtë Ridvan Zykaj, një killer i përmasave të pazakonta në historinë shqiptare, është ccuar qetësisht nga dreka dhe më pas rendi drejt kasolles së bagëtive ku mbante armën kallshnikov. Që nga ky moment është zanafilla e një krimi makabër me 8 të vdekur, që të gjithë kushërinj të tij.
Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.
Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Azemit, vëllait të Besimit, që është shumë pranë shtëpisë së tij. Azemi pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan në oborr, ndërsa janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë.
Por autori nuk është ndalur me këtë kasaphanë, ndërsa ka vijuar rrugën për në banesën e tretë, ku jetonin prindërit e dy viktimave, Besimit dhe Azemit. Ridvani mësohet se ka qëlluar në drejtim të Demirit, ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)