Njerëzit të revoltuar në faqen e policisë: “Futini plumbin, vareni, ktheni dënimin me vdekje”

Rebelim masiv i qytetarëve pas masakrës së Vlorës që u mbyll me tetë të vrarë, duke shuar dy familje. Por pas lajmit se policia e ka arrestuar autorin e krimit makabër 24 vjecarin Ritvan Zykaj, kanë shpërthyer komente të shumta në faqen e policisë, po ashtu si edhe në profilin e vetë autorit, që mëngjesin e sotëm rezulton të jetë i mbyllur.

“Si futnit dot një koqe plumi, ta mbajm edhe me bukë edhe me doktor.. dmth nja 50 euro dita edhe për këtë”- shkruajne komentuesit te faqja e policise.

Dikush kërkon referendum për kthimin e dënimit me vdekje e dikush tjetër shprehet: “Lidheni prapa makinës dhe hiqeni zvarrë deri në Tiranë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *