30 vite nga varja e poetit Nela, Basha: E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e tij

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar sot 30 vjetorin e vrasjes së poetit kuksian Havzi Nela në Kukës.

Basha thekson ne mesazhin e tij se: ‘Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij!

E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar!

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes.

Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngremë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *