Spaho i përgjigjet Kullës: Në 4 vite u përpoqe vetëm të ngrije estradën e OKB

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho i ka dhënë një përgjigje, Pëllumb Kullës, për një intervistë të këtij të fundit të dhënë në median e shkruar në Shqipëri. Spaho shkruan në faqen e tij në Facebook, se Kulla është i vetmi ambasador që kur ishte në OKB u përpoq të ngrinte estradën e humorit me punonjës të këtij institucioni ndërkombëtar.

Ja përgjigja e Edmond Spahos:

Unë nuk njoh ndonjë ambasador në botë që të vetëofrohet dhe të shpifë kështu për vendin e tij.

Ky mender ambasador të vetmen punë që beri 4 vjet ne OKB, ishin përpjekjet për të ngritur estradën e OKB-s me punonjës të kësaj organizate.

Më kujtohet letra e një miku të huaj të Shqipërisë nga Nju Jork, dërguar institucioneve shqiptare, ku shprehte shqetësimin që me përpjekjet që ‘ambasadori’ po bën për të ngritur estradën e OKB-s, po i nxjerr bojën shtetit shqiptar.

Faji ishte i atyre që dërguan këtë si ambasador në një organizatë aq të rëndësishme sa OKB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *