Itali/ Dhunuan baristin pasi i kërkoi të paguanin llogarinë, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali, pasi rrahën baristin e një lokali, vetëm se ky i fundit u kërkoi të paguanin llogarinë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Terlizzi.

Siç raportojnë mediat italiane, dy shqiptarët dhunuan baristin, duke i shkaktuar atij dëmtime të lehtë. “Ansa” shkruan se pasi policia u sinjalizua për rastin, kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa hasi në kundërshti me ata.

 

Dy shqiptarët kundërshtuan shoqërimin në makinën e policisë, ndërsa tashmë akuzon jo vetëm për dhunë, por edhe për kundërshti të forcave të rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *