FOTO/ Sekuestrohen 8 çanta me drogë në Greqi, pranga 76-vjeçarit grek

Një tjetër sasi droge është kapur në Greqi, ku janë sekuestruar rreth 264 kg marijuanë në Aleksandroupoli.

Mësohet se policia mbajti në vëzhgim zonën dhe arriti të arrestojë një 76-vjeçar grek që shkoi tek vendi ku ishte fshehur droga. Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte ndarë në 8 çanta që përmbanin 200 pako me 263 kg 840 gr marijuanë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, Grevena e Follorine, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *