Cristiano Ronaldo ka impresionuar që në ditët e para në Torino ende pa zhvilluar asnjë ndeshje.
Është stërvitur vetëm për disa ditë me të, por Douglas Costa është impresionuar nga pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.
Portugezi la Real Madridin këtë verë për të kaluar te Juventusi për 100 milionë euro, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Pasi shijoi pushimet pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës, CR7 nisi stërvitjet me klubin e ri në Torino dhe tashmë po i mahnitë shokët e skuadrës.“Është e pamundur ta ndjekësh Cristiano Ronaldon në stërvitje”, u shpreh Costa.
“Kur ne arrijmë, ai tashmë gjendet aty, kur ne largohemi, ai ende është duke u stërvitur. Nuk kam parë kurrë dikë si ai”, shtoi Costa.
Ronaldo u transferua nga Real Madrid për rreth 100 milionë euro.