Pas stërvitjes për shopping, Ronaldo dhe Georgina kapen mat në Milano (Video)

ITALI – Tre javë më parë Christiano Ronaldo u bë pjesë e bardhezinjve të Juventus. Me mbërritjen e fenomenit portugez në Torino ka ndodhur një “bum” i vërtetë.

Madje nëpër dyqane nuk gjenden më fanella me numrin 7 të sulmuesit portugez, një situatë kjo që do të zgjasë deri në muajin shtator pasi të kenë filluar të gjitha kompeticionet.

Paraditen e djeshme Ronaldo ka nisur dhe stërvitjen me Juven, ndërsa pasdite është parë në Milano. Duket se futbollisti ndiqet hap pas hapi në Itali. Ai është fotografuar pasditen e së dielës me partneren e tij Georgina në rrugët e Milanos për shopping. Edhe pse i maskuar me syze dhe kapele 33-vjecari nuk i ka shpëtuar paparacëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here