‘Nuk bëj dot fëmijë’, aktorja rrëfen historinë prekëse të jetës së saj

Jennifer Aniston është një ndër femrat më të suksesshme në botë. Ajo mbahet mend edhe si ish-e dashura e Brad Pitt, dhe si ylli i “Friends”. Por kur vjen puna tek jeta private aktorja 49-vjeçare është kritikuar jashtë mase. Çdo lidhje e saja ka kaluar në një analizë mediatike pa ndarjes.

Aktorja këtë vit u nda nga bashkëshorti Justin Theroux pas dy viteve martesë. Në një intervistë të fundit për “Instyle” Jennifer është shprehur se ajo nuk është “zemërthyer” prej ndarjes dhe është koha që njerëzit të mos thonë më të njëjtat fjalë si: “Jen nuk di të mbajë një mashkull” ose ajo është “egoiste” dhe nuk dëshiron të ketë një fëmijë.

Së pari, me gjithë respektin e duhur, unë nuk jam zemërthyer pas ndarjes dhe së dyti, ato janë supozime të pakujdesshme, askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura, askush nuk mendon se sa e ndjeshme mund të jetë për partnerin dhe mua. Ata nuk e dinë atë që kam përjetuar nga ana mjekësore apo emocionale. Ky është presion që gratë të jenë nëna dhe nëse nuk janë, atëherë ato konsiderohen si të dëmtuara, ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhoj,“- është shprehur Jennifer.

Mesa duket aktorja ka kaluar mjaft vështirësi dhe nuk mundet dot të bëhet nënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *