Zhduket adoleshentja, babai kërkon ndihmë në polici

Një vajzë e mitur rezulton e zhdukur prej ditës së shtunë. Bëhet fjalë për 17-vjeçaren me inicialet E.P., banuese në Vorë.

Babai i saj është paraqitur në komisariat ku ka deklaruar se vajza iku nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Ai kishte kërkuar fillimisht tek të afërmit por askush nuk dinte gjë për vendosjen e së miturës.

Nuk dihet nëse adoleshentja ka pasur ndonjë debat me prindërit para se të largohej. Për momentin policia tregohet e rezervuar lidhur me detajet.

Bëhet me dije se uniformat blu kanë nisur kërkimet për vajzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *