VIDEO/ Manchester City fiton Superkupën e Anglisë, Sarri merr leksionin e parë te Chelsea

Manchester City i jep leksion futbolli Chelseat në Superkupën e Anglisë, ose siç quhet ndryshe FA Community Shield.

Kampionët e Anglisë u shfaqën superiorë ndaj bluve të Londrës, që u dorëzuan me rezultatin e pastër 2-0, pa mundur t’u bëjnë ballë Citizens, që treguan se janë një shkallë më lart se rivalët e tyre.

Spikati për formacionin e Pep Guardiolës sulmuesi Sergio Aguero, që realizoi të dy golat e sfidës, nga një në çdo pjesë.

I pari i shënuar që në minutën e 13-të ishte i 200-ti në 293 ndeshje.

Dominimi i Cityt në këtë përballje të zhvilluar në mitikun “Wembley” ishte total në çdo aspekt, aq sa është e vështirë të gjesh raste të pastra të Chelseat përgjatë gjithë lojës.

E nis me humbje në ndeshjet zyrtare Maurizo Sarri eksperiencën e tij te Chelsea, ku do t’i duhet shumë punë për të pretenduar pjesën më të lartë të renditjes kur të nisë Premier League.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here