Në rrjetet sociale ka filluar një peticion online për dorëheqjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Kjo iniciativë e ngritur nga “Megafon”, ishte prezente edhe në kohën kur presidenti Ivanov kishte rol të posaçëm në transferimin e pushtetit.
Kështu ndodhi edhe kur LSDM-ja dhe partitë tjera shqiptare arritën koalicion dhe dëshironin që të formonin shumicën parlamentare dhe për të drejtuar Qeverinë e Maqedonisë.