Emri+FOTO/ Ndërron jetë pas tre operacioneve 29-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve

ITALI- Tragjik ka rezultuar fati i një 29-vjeçare shqiptare në Itali, nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Prokuroria e Parmës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së Floriana Skëndaj, pasi ajo kishte qëndruar 1 muaj në spital. Shqiptarja u shtrua në spital në Fidenza më 29 qershor për një inflamacioni dhe vdiq pas tre ndërhyrjeve, njëra prej të cilave në spitalin Maggiore-s në Parma, shkruan ‘Parmatoday.it’.

Prokuroria heton vdekjen e Florianës
Zemra e Floriana Skendaj pushoi dy ditë pas operacionit të tretë, ku ishte shtruar me urgjencë pas një inflamacioni në legen. Burri i të ndjerës, Adriano Riçhitelli ka paraqitur, përmes t avokatëve të tij Filippo dhe Raffaele Poggi Longostrevi, një ankesë tek Prokurori Publik i Parmës për të hetuar të gjithë përgjegjësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *