Azdren Llullaku vazhdon të shkëlqejë në radhët e ekipit rumun të Astrës, tek i cili u transferua këtë verë.
Në dy takimet e para ai ka shënuar gol, ndërsa në takimin e trete ishte protagonist me një asist.
Astra barazoi 1-1 në shtëpi me ekipin e Sepsit, dhe goli për vendasit u shënua që në minutën e 3-të, kur Llullaku shërbeu bukur me një harkim për Bus brenda zone.