Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare, ish çiklisti profesionist Andreas Kappes. Vdekja e tij erdhi më 30 korrik, si pasojë e një arresti kardiak, i shkaktuar nga një shok anafilaktik, pas pickimit nga një insekt.
Çiklist profesionist nga viti 1987 dhe 2001, Kappes numëron 34 fitore në karrierën e tij. I lindur në Berma, ai ka garuar për Team Telekom dhe Gerolsteiner, duke fituar garat e Tour de Suisse dhe Paris-Nisë. Gjithashtu ai ka marrë pjesë pesë herë me radhë në Tour de France. Prej thuajse një viti ai kishte filluar punë si shofer në një kompani.