Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen e ish-ministrit Luan Hajdaraga për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre.
‘Shuhet një nga ish-eksponentët kryesor dhe një zë i moderuar i të majtës shqiptare dhe botës akademike universitare të vendit’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij të ngushëllimit për familjen dhe të dashurit e Hajdaragës.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Ngushëllim!
Të dashur miq, me ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës shuhet një nga ish-eksponentët kryesor dhe një zë i moderuar i të majtës shqiptare dhe botës akademike universitare të vendit.
Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të të ndjerit Luan Hajdaraga, të afërmve dhe miqve të tij dhe lutem se bashku me ta që shpirti i njeriut të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar!
Ngushëllime!!