Tashmë ekziston një luftë e hapur mes Matteo Salvinit dhe Roberto Savianos, shkruan La Repubblica. Ministri i Brendshëm italian ka paditur shkrimtarin e njohur italian për përmbajtjen e disa postimeve të tij në Facebook , të konsideruar të dëmshme për imazhin e Minisitrit të Brendshëm e të institucionit të Ministrisë së Brendshme Italiane.
Padia i referohet disa postimeve në Facebook të shkrimtarit antimafia Roberto Saviano, më datat 12 e 22 qershor në lidhje me vendimin e ministrit Salvini për t’i hequr truprojat e mbrojtjes së garantuar nga shteti, Roberto Saviano e epitezon Matteo Salvinin si “ministri i botës së krimit”.
Po në profilin e tij zyrtar në Faccebook shkrimtari Robero Saviano ka reaguar duke u shprehur se nuk ka frikë nga kjo padi dhe fton të gjithë italianët të bashkohen me të këtë betejë pasi siç shkruan ai “pas kësaj ngjarje fshihet Rusia e Putin, modeli i “ministritt të botës së krimit”.