Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës? Kjo është arsyeja

A ju duhet shumë luftë me veten për t’u ngritur nga shtrati, dhe ndiheni vazhdimisht se ju duhet të mbështeteni në marrjen e proteinave, kafesë dhe trajtime të tjera me sheqer për ta marrë veten gjatë ditës?

Nëse është kështu, atëherë nuk jeni vetëm. Hulumtimet dhe analistët e tregut Mintel tregojnë se një nga tre persona kanë pranuar se ndjehen gjithmonë të lodhur për shkak të ritmit të jetës moderne. Si rezultat i saj, shitja e pijeve energjike dhe barnave të tjera të energjisë ka qenë e madhe , e cila është një ofertë e dëshpëruar për ta luftuar lodhjen.

Nuk jeni duke ushtruar mjaftueshëm

Kjo mund të jetë gjëja e fundit që mund të ju shkojë në mend ta bëni. Mirëpo nëse mendoni se jeni duke e shmangur lodhjen duke mos bërë ushtrime, në fakt ju po e bëni vetëm të ndjeheni edhe më keq. Disa të rritur në Universitetin e Gjorgjisë kanë filluar ushtrime të lehta me vetëm 3 herë në javë nga 20 minuta dhe kanë raportuar se janë ndjerë më pak të lodhur dhe me më shumë energji pas gjashtë javësh. Kjo është për shkak ushtrimi i rregullt e bën zemrën dhe mushkëritë të punojnë në mënyrë më efikase, duke u dhënë oksigjen edhe ushqyeseve të tjerë jetik të trupit.

Nuk jeni duke fjetur aq mirë sa mendoni

Hulumtimet e fundit tregojnë shumë prej nesh e përjetojnë gjumin me ndërprerje gjatë natës. Dhe ky lloj i gjumit, nuk plotëson nevojat tona të energjisë. Gjumi me ndërprerje mund të shkaktohet nga stresi, por edhe nga mbi stimulimi i trurit para kohës së gjumit. Për shembull, duke kontrolluar emailin ose duke përdorur tabletë të ndryshëm të mençur, të cilët lëshojnë dritën e kaltër e cila e prish gjumin duke e mashtruar trurin me prodhimin e hormoneve të ‘Zgjimit” në kohën kur ju në të vërtetë keni nevojë për të pushuar.

Varësia nga kafeja ju merr energjinë

Edhe pse mendojmë se kafeina ndihmon në zgjimin tonë, ajo në të vërtetë na bën të ndihemi më të lodhur. Dr Chidi Ngwaba, drejtor i Medicine Clinic shpjegon: “Kjo është për shkak se kimia e trurit tonë nuk e pëlqen”. Kafeja gjithashtu është një çorientues serioz i gjumit.

Keni mungesë hekuri

Shifrat tregojnë se rreth një e treta e grave janë kanë sasi më të vogël të hekurit për shkak të periudhave të rënda. Disa prej tyre nga mungesa e hekurit janë më anemike. Nëse tërheqim qepallat e poshtme dhe pjesa e brendshme e syrit është e zbehtë dhe jo rozë, atëherë këto janë shenja treguese për mungesë të hekurit.

Keni mungesë të vitaminës B

Nutricisti Rob Hobson shpjegon: “Ne të gjithë kemi jetën të ngarkuar dhe stresuese, kështu që është e domosdoshme për ti siguruar trupit kalori të mjaftueshme dhe vitaminat e duhura ti marrim gjatë ditës. “Vitaminat B janë veçanërisht e rëndësishme dhe të nevojshme për të kthyer ushqimin që ju hani në energji”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *