Krimi makabër në Shkodër, zbulohet çfarë kanë filmuar kamerat, autori ishte …

Vrasja e ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci ende nuk ka autor, ndërsa motivet mbeten të panjohura. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar se në atentatin ndaj çiftit morën pjesë të paktën dy persona.

Ka qenë ora 01.30 minuta e së dielës, kur 30 vjeçari dhe gruaja 25 vjeçare janë qëlluar me 23 plumba brenda mjetit të tyre tip “Benz” me një armë automatike me silenciator, prodhim gjerman “M5P”, ku një karikator mban 30 fishekë.

Autori është afruar në këmbë tek makina. Fillimisht ka qëlluar në kokë e trup 30-vjeçarin dhe më pas gruan, duke i lënë të vdekur në vend, siç tregojnë këto foto. Ata u sulmuan në oborrin e pallatit ku jetonin, ndërsa në makinë bashkë me ta ishte edhe fëmija rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, por mbeti në makinë për rreth 5 orë me prindërit e vrarë.

Kamera e sigurisë brenda zonës ku ndodhi krimi ka filmuar skenën dhe mësohet se autori nuk ka qenë i maskuar, por cilësia e dobët e pamjeve e bën të pamundur identifikimin, ndaj video është dërguar për ekzaminim në kryeqytet. Autori është pritur në rrugën kryesore nga një tjetër bashkëpunëtor që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Disa kilometra më tutje, në by pass-in e qytetit, duke shfrytëzuar errësirën, kanë djegur makinën tip ‘Benz’ dhe armën e krimit, dhe janë larguar në drejtim të paditur. Numri i shasisë së mjetit pritet të ndihmojë në gjetjen e poseduesit të saj, thonë ekspertët e policisë.

Deri më tani në Komisariatin e Shkodres ka patur mbi 20 shtetas të shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi këtë vrasje, mes të cilëve edhe familjarë të viktimave, nëse kanë dijeni për ndonjë konflikt apo shqetësim që mund ti kenë shprehur të afërmit.

Boran Berçana e Silvi Ndoci u përcollën këtë të hënë në banesën e fundit mes lotëve dhe dhimbjes së familjarëve, miqve dhe qytetarëve të Shkodrës. Askusht nga familjarët nuk pranuan të flasin për ngjarjen e rëndë, motivet e të cilës mbeten mister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *