Një aksident i orëve të parë të mëngjesit është regjistruar mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Gramsh-Moglicë ku një makinë është përplasur me autobusin që transportonte punëtorët e HEC-it të Moglicës.
Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Bresnukut.
Fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që siç shihet në video autobusi ka përfunduar në anë të rrugës.
Policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.
Mjeti tip ‘Rover’ është me targa AA 830JH ndërsa autobusi me targë AA831 OF.