Tha se ishte turp që Franca doli në finale, Grizman i jep përgjigje portierit të Belgjikës

Tibo Courtois, portieri i Belgjikës, ishte një nga më kritikët ndaj Francës, pasi “gjelat” eliminuan kombëtaren e tij në gjysmëfinale.

“Franca ishte për turp, luajtën anti-futboll. Nuk ishte aspak bukur të shihje të kalonte në finale një ekip që nuk ishte më i mirë se ne”, ishin fjalët e Courtoi pas gjysmëfinales.

Por, nuk ka vonuar as reagimi i Grizman, në konferencën për shtyp para finales me Kroacinë.

“Courtois ka luajtur tek Atletiko dhe ka fituar një kampionat me Chelsean, që mendoj se luan si Barcelona. Ne nuk na intereson se si do fitojmë, thjesht duam të shënojmë dhe të fitojmë”, i përgjigjet Grizman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *