FOTO/ Aktori që ‘vdiq’, pikturon jetën e përtejme. Ja si duket…

Një aktor që u kthye në jetë pasi kaloi një arrest kardiak tani bën piktura që, sipas tij, pasqyrojnë ato që ai pa kur i pushoi zemra.

Aktori 60-vjeçar, Shiv Grewal sapo kishte mbaruar së xhiruari për një serial në momentin që pësoi një atak në zemër. Aktorit i pushoi zemra  ndërkohë që po rrinte në shtëpinë e tij në Peckham, Londrën Juglindore bashkë më bashkëshorten Alison.

Shiv, i cili, pasi u soll në jetë nga mjekët kaloi direkt në koma për një muaj, flet shpesh për eksperiencën që pati pasi zemra i pushoi për disa minuta.

Ai rrëfen:

Ndihesha sikur isha në mes të një zbrazëtie por, mund të ndjeja emocione dhe ndjesi.”

Ai që ishte aktor prej pesë vitesh tashmë është kthyer në artist dhe pikturon dhe sipas tij ai i ka vënë qëllim vetës të pikturojë derisa të pasqyrojë tërësisht “ atë që një person përjeton në momentin që kalon në jetën e përtejme.”

Pjesët abstrakte të Shiv-it janë të realizuara të gjitha me ngjyra të gjalla dhe linjat të paqarta që ,sipas tij përshkruajnë udhëtimin kozmik që përjetoi në momentin që zemra i ndaloi së rrahuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *