Të kërkuar nga “Interpol Roma” për akuzat e rënda, arrestohen në Vlorë shqiptari dhe turku

 

Janë arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe Turqisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Shpëtim.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale ”Shfrytëzim prostitucioni”, ”Trafikimi narkotikëve” dhe ”Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Tayfun.D., 35 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Mashtrim me kredi”, i dënuar me një vit burg.

Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *