Raporti i antidrogës italiane nxin Shqipërinë, Spaho: Polici, prokurori dhe një bankë punojnë për “Kumbarin” Rama

Edmond Spaho, kreu i Grupit të PD, ka komentuar raportin e fundit të Antidrogës Italiane, për të cilin gjykon se “i çjerr maskën, qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës”.

Reagimi i Spahos:

Pavaresisht perallave te kryeministrit dhe sejmeneve te tij, – shkruan Spaho, – qe eshte eleminuar kultivimi i kanabisit, ne vitin 2017 eshte kapur ne Itali 2 here me shume droge se ne 2016 qe ishte vit rekord.

Jemi vendi i pare i origjines per kanabisin qe i dergohet Europes. Grupet kriminale shqiptare jane perhapur gjeresisht ne trafikimin e kokaines nga Amerika e Jugut.

Paraja e grupeve kriminale eshte rritur ndjeshem dhe ato pastrohen lehtesisht ne Shqiperi. Arsyet jane ne kriminalizimin e plote te qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe nje banke punojne per narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europes dhe jemi bere delja e zeze e saj,”përfundon Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *